Abbott: Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se një rezultat pozitiv nga takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq në Ohër të Maqedonisë të Veriut mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm.

“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm”, ka thënë Abbott.

Ambasadori britanik në Kosovë ka thënë se nga ky rezultat pozitiv i takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

Abbott ka shtuar se BE-ja dhe ShBA-ja janë të gatshme të ndihmojnë në zbatimin.

 

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika