Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është takuar sot me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
Kështu ka bërë të ditur vetë Abbot përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka thënë se me të kanë diskutuar për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
“U takova gjithashtu me Memli Krasniqin për të diskutuar aspekte të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, perspektivën e saj euroatlantike dhe rëndësinë e këtyre çështjeve për të ardhmen e Kosovës. Unë jam mirënjohës për njohuritë e Memlit bazuar në përvojën e tij të gjerë të qeverisjes”, ka shkruar Abbott.
Lexo edhe këtë: Krasniqi pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott