Abdixhiku dhe Haziri takohen me udhëheqësit partiak, bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari LDK-së, Lutfi Haziri janë takuar me udhëheqësit partiak të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Abdixhiku tha se regjistrimi i popullsisë është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës

Foto e postuar në llogarinë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdigjiku në Facebook

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri kanë pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës.

Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z.Shaip Kamberi, kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z.Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafi, kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z.Sami Salihu, kryetarin e LPD-së z.Shqiprim Musliu, kryetarin e AFEDS, z.Muharrem Salihu dhe kryetarin e VATRA-s, z.Kushtrim Kadriu biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thuhet në njoftimin e Abdixhikut në Facebook.

Pamje nga takimi

Kreu i LDK-së shtoi se nga ky takim, kanë dalur dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare.

“Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës”.

Mes tjerash, Lumir Abdixhiku tha se do të angazhohen për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika