Abdixhiku: Zgjidhjet e njëanshme të Kurtit janë veçse improvizim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku ka shkruar se Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Abdigjiku ka shtuar se qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20 për qind t'a përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku për grevat në arsim ka shkruar se komunikimi në distancë me mësimdhënësit është veçse ofendim.

“Nga gabimi në gabim!”, shkruan Abdigjiku.

Lumir Abdigjiku ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi, jo për ofendim e kaq polarizim depresiv. Sipas tij, nuk ka luftë të mësimdhënësve e komunave ndaj shtetit.

“Sot, Kurti dështoi të kapërcej veten. Refuzoj dialogun dhe nuk arriti të trajtojë me respekt shtetari problemin e mësimdhënësve tanë, njerëzve të këtij vendi. Zgjidhjet e tij të njëanshme që nuk plotësojnë nevojat themelore të mësimdhënësve, janë veçse improvizim. Si i tillë, ky plan pa dialogim, thellon përçarjen e mbanë shkollat tona të mbyllura”, shkruan kryetari i LDK-së.

Abdigjiku shtoi se qeveria ka për obligim që inflacionin prej 20 për qind t’a përkthejë në rritje të të hyrave për të gjithë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika