Abdixhiku: 2023-ta qoftë vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar popullin e Kosovës për festën e Vitit të Ri, duke thënë qoftë ky një vit i arritjeve për popullin dhe atdheun tonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar popullin e Kosovës për festën e Vitit të Ri. Gjersa, ka thënë se uron që ky vit të jetë një vit i arritjeve të mëdha për atdheun dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës.

“Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë dhe popullin e jashtëzakonshëm të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai, ka uruar duke përmendur edhe disa nga familjarët e tij dhe ka thënë qoftë ky një vit me shëndet dhe gëzime për familjet e të gjithve.

“Nga Rozi, Era, Albina dhe unë, gëzuar vitin e ri 2023! Qoftë ky një vit me shëndet e përplot gëzime për ju dhe familjet tuaja”, ka vijuar më pas Abdixhiku në postimin e tij.

Ndërsa, postimin e tij e ka mbyllur me fjalën “Gëzuar 2023”.

 

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika