Abdixhiku: 25 mijë familje kosovare kanë mbetur pa të hyrat e tyre

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka nxitur reagimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si propagandues. Mes tjerash, ai ka akuzuar Qeverinë Kurti II se 25 mijë familje i ka lënë pa të hyra mujore

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

 





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar se çfarë rrëfimesh kishte dëgjuar nga qytetarët gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit.

Sipas Abdixhikut, jeta e qytetarëve është bërë e vështirë dhe e papërballueshme, pasi Qeveria Kurti II nuk po merret me problemet e tyre, por është duke angazhuar me propagandë e arsyetime.

“Sot, 25 mijë familje kosovare kanë mbetur pa të hyrat e tyre. Qeveria e vendit ka vendosur hakmarrjen e dënimin si formë të nënshtrimit”.

“Mungesa e ndjeshmërisë ndaj njerëzve të këtij vendi, në kohë të krizës më të madhe të dekadës së fundit, është nivel i ri i ulët i qeverisjes”.

Më tej, ai ka treguar nevojat e qytetarëve të Kosovës.

“Shoqëria kosovare ka nevojë për unitet para përçarjes, ka nevojë për zhvillim para mbylljes për solidaritet para braktisjes. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për shpresë para zymtësisë e frikësimit”, ka përfunduar i pari i LDK-së, Abdixhiku.

Ky reagim i tij ka ardhur për shkak se Qeveria e Kosovës nuk i ka ekzekutuar paga për mësimdhënësit, të cilët kishin qenë në grevë nga 25 gushit deri më 3 tetor të vitit 2022.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika