Abdixhiku akuzon qeverinë se po i kërkon llogari “minatorëve të ngratë të lënë pa paga”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar qeverinë  se po i “poshtëron” minatorët.

Sipas Abdixhikut, pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin.

Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt po u kërkojnë llogari minatorëve.

Abdixhiku e ka quajtur “arrogancë pushteti e sjellje”, duke shtuar se Qeveria po i shërben veç vetes, se nuk e kupton se është për udhëheqje e zgjidhje problemesh, “më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve”.

“Këta kanë keqkuptuar shtetin. Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht! E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë. Ky pushtet ka caktuar Bordin e Trepçës! Ky pushtet ka caktuar menaxhmentin e Trepçës!
Ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës! Përgjegjësi e plotë! Por marre nuk kanë hiç. Këtë arrogancë pushteti e sjellje mbajeni në mend. Zgjedhjet janë afër. 9 shkurti po vjen. Kuptojeni se këta nuk njohin ndjenjën e shërbimit ndaj tjetrit sepse i shërbejnë veç vetes. Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika