Abdixhiku: Albin a je mirë? Heqja e armëve në veri të Kosovës është përgjegjësi e jotja, jo çështje e dialogut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se heqja e armëve në veri të Kosovës nuk është çështje e dialogut, por përgjegjësi e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij në seancën plenare, Abdixhiku teksa i drejtohet kryeministrit Kurti me pyetjen “ a je mirë”, a je i vetëdijshëm?”, ka thënë se nuk ka polarizim më të madh sesa në 2 apo 3 fjalitë e Kurtit.

“Albin a je i vetëdijshëm që je kryeministër edhe i veriut të Kosovës, që heqja e armëve atje është përgjegjësi kushtetuese e jotja dhe organeve të rendit, nuk është çështje e dialogut me Serbinë, a e di këtë gjë? Si është kusht kjo e dialogut?”. Jo 6 por 22 udhëzime i ke nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ka polarizim më të madh në dy tri fjali tua sesa sot. Një herë thua se do ta implementoj marrëveshjen e 2012, më pas Asociacion të Sharrit, Bjeshkëve të Nemuna, a je i vetëdijshëm çfarë po flet, si t’i kishe 2 pole të mendimeve me një vend, a je mirë?”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika