Abdixhiku: Albin Kurti është i dorëzuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës nuk kanë asnjë efekt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Në debatin për grevat i cili po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i dorëzuar.

Gjatë fjalimit të tij si kryetar i LDK-së, Abdixhiku ka theksuar se Kurti kur gjërat janë qetë merr zemër si luan, por bëhet një kopshtar kur është gjithandej i rrethuar me kriza.

“Albin Kurti është i dorëzuar, i ka çuar duart. Ai s’i besonte as vetë masave e politikave që i propozon dhe i lexon këtu dhe më jep përshtypjen se është si një kopshtar në luftë e një luftëtar në kopsht”.

Sipas kreut të LDK-së, nëse është një politikan në Kosovë që sindikatat i ka mbajtur afër vetit për qëllime politike “është Albin Kurti”.

“Përtej paranojës se armiq të padukshëm i janë bërë bashkë për ta rrëzuar, ai listoi disa masa pa e kuptuar vetë problemin me to”, shtoi ai.

“Foli për pako të çmimeve, por në anën tjetër i ka 20 për qind inflacion, foli për pako të energjisë, në mes të verës kemi qenë pa rrymë, foli për pakon e bizneseve, por vetëm 9 për qind prej tyre janë realizuar, foli për pakon e mësimdhënësve, ai ka që 3 javë në grevë 318 mijë nxënës e 25 mijë mësimdhënës”.

Siç thotë Abdixhiku, masat e ndërmarra nga vetë Qeveria Kurti nuk kanë efekt në vend.

Sipas tij, tendenca e qeverisë është të bëjë disiplinimin e mësimdhënësve.

“Do t’i thyejë mësimdhënësit dhe fillimisht i lëshon me ofendime të llojllojshme individuale dhe më pas e tall edhe në parlament një njeri të moshuar në prag të pensionit me të cilin nuk tregoi drejt se ka bartur tryeza bashkë sa ka qenë opozitë javë më javë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika