Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave e as përçarja mes njerëzve, por e ardhmja e popullit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku thënë se beteja e partisë së tij nuk është shtypja e mediave e as instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve duke shtuar se “e ardhmja e jo përçarja, është preokupim i LDK-së”.

Abdixhiku ka thënë se frustrimi popullor s’ka qenë kurrë vlerë e popullit të Kosovës.

“Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë! Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara! Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet! Sepse kemi punë. Sepse Kosova ka aq shumë punë!  Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tonë!” – ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika