Abdixhiku: ​Bideni kërkon heqjen e taksës së naftës në SHBA, Kurti refuzon ta heqë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mosheqjen e taksës për naftë për tre muajt e ardhshëm

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për mosheqjen e taksës për naftë.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se presidenti i SHBA-së, i ekonomisë më të fuqishme në botë, Joe Biden, i ka nisur të mërkurën Kongresit Amerikan propozimin për heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm, si masë e domosdoshme e stabilizimit të çmimeve të gjithmbarshme.

Por, sipas tij, kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Albin Kurti vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme, reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm.

“Kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë. Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër – përveç propozimit të LDK-së – s’keni si zëvendësim”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se qeveritë e Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Portugalisë, Irlandës, Hungarisë, Kroacisë e Sllovenisë – tashmë kanë reduktuar akcizën dhe TVSH-në në naftë e derivate.

Gjithashtu, ai ka thënë se këtë të hënë, në debatin parlamentar të kërkuar nga LDK-ja, është koha që edhe Kosova me qytetarë me standard shumëfish më të ulët për krahasim të rreshtohet prapa një politike të tillë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika