Abdixhiku: Deputetët e pakicave duhet të jenë të hapur me të gjitha partitë shqiptare

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka thënë se deputetët e pakicave duhet të jenë të hapur me të gjitha partitë shqiptare.

“Sepse ashtu i mbrojnë interesat e komuniteteve të tyre dhe ky ka qenë një rregull i mirë demokratik në Republikën e Kosovës dhe nuk ka pas intereferime të deritanishme”.

‘Në këtë moment, sidomos në javët e fundit ka pas interferime deri në thirrjen e Këshillit të Sigurisë të Kosovës duke atakuar specifikisht deputet të caktuar. Tani kjo çështje mund të mos jetë paradoksale, mund të ketë infiltrime tek deputet të caktuar nga agjenda të jashtme por bëhet paradoksale kur të njëjtëve deputet sot iu ofron ministri. Pra, s’mundesh në njërën anë ta akuzosh dikë që është i lidhur me Radojçiqin dhe Serbinë e sot dikujt….sot derisa flasim këtu ka ofertë konkrete për qeverisje e ministri”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika