Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhiku, aktualisht po mbajnë një tubim në Pejë.
Ajo që bie në sy është se mijëra simpatizantë të LDK-së e kanë mbushur Palestrën “Karagaç” në përkrahje të Abdixhikut.
Më herët, Abdixhiku ishte edhe në Banjë të Istogut ku edhe atje u prit nga mijëra simpatizantë të kësaj partie.