Abdixhiku e quan “Pronto 2” rastin e audio-incizimeve të Kusari-Lilës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj audio-incizimeve të publikuara të Mimoza Kusari-Lilës, shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Abdixhiku i quajti këto audio-incizime "Pronto 2" dhe i cilësoi si një skandal të madh

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Click” të RTV21 ka reaguar për audio-incizimet e publikuara të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Është shpërfaqje e mirë e një realiteti të trishtë, në të cilën, politika populliste e Lëvizjes Vetëvendosje sot e ka prurë Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku e quan “Pronto 2” rastin e audio-incizimeve të Kusari-Lilës.

“Është një skandal i madh, nëse e kisha përshkruar më së miri do të ishte ‘Pronto 2’, nuk dallon fare prej ‘Pronto 1’, ndonëse i pari kishte të bënte me afera korruptive e punësime nepotiste, këtu ka të bëjë me komunikim me një terrorist e shfaqje të hipokrizisë, as njëra as tjetra nuk janë të mira”, ka thënë Abdixhiku./21Media

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika