Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj diasporës për pjesëmarrjen masive në procesin e regjistrimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kandidatit i LDK-së për kryeministër ka shkruar se nga 105 mijë qytetarë të regjistruar deri tani, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt fitores elektorale.
“Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.
Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Kreu i LDK-së i bëri thirrje mbështetësve të vazhdojnë përfshirjen e tyre aktive dhe të ndjekin udhëzimet për procesin e votimit, duke theksuar se vota e tyre është vendimtare për ndryshimin e kërkuar.
“Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!
Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim.
Sepse vota juaj është ndryshim!
Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!”, ka shtuar Abdixhiku.