Abdixhiku falënderon Kongresistët amerikanë: Edhe sot na nevojitet mbështetja e tyre

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas vizitës së tij në Kongresin Amerikan, që u prit nga Kongresmeni Robert Aderholt. Ai ka falënderuar Aderholt dhe Kongresistët tjerë për mbështetjen ndaj Kosovës, gjersa ka theksuar se për këtë mbështetje Kosova ka nevojë edhe sot

Fotoilustruese





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Kongresin Amerikan është pritur nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt, gjersa ka theksuar se këtë të fundit e ka falënderuar për mbështetjën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës.

Tutje, Abdixhiku në postimin e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës, i cili ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në politikën e jashtme amerikane.

“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka theksuar se e ka ftuar Aderholt për vizitë në Kosovë.

Ndër tjera, Abdixhiku ka shkruar se populli i Kosovës mbetet falënderuar për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Gjersa ka theksuar, se një mbështetje e tillë na nevojitet edhe në ditët e sotme.

“Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, ka përfunduar Abdixhiku.

Përveç këtij, Abdixhiku ka theksuar se ka takuar edhe  Kongresmenin Demokrat, Dutch Ruppersberger.

Gjersa ka theksuar se përvoja e këtij të fundit në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme.

Ndërsa ka thënë se roli i tij për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe.

Abdixhiku ka bërë të ditur se tema e diskutimit me Ruppersberger ka qenë shndërrimi i bazës amerikane në bazë ushtarake të përhershme.

“Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndër të tjera, ai ka thënë se e ka ftuar edhe Rulpersberger për vizitë në Kosovë.

“Kongresmenin Dytch Ruppersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Fotoilustruese

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika