Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban në Prishtinë tubimin përmbyllës, më të madhin elektoral të saj gjatë fushatës 30 ditore.
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga ky tubim ka thënë se njerëzit po i japin vendit tubimin më të madh elektoral.
Sipas tij, sonte LDK shënon një moment definues të historisë së popullit. Sepse shënohet kryengritja e djathtë kombëtare- si thirrje monumentale e popullit të Kosovës.
“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, ka thënë Abdixhiku.
![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2025/02/1000031816.jpg)