Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se subjekti i tij politik ka zhvilluar një fushatë të mirë e të qetë.
Ai ka thënë se sonte kanë bërë një përmbyllje të mirë në Prishtinë të fushatës.
“Një përmbyllje të mirë e kamë përshtypjen edhe më lejo ti falënderoj të gjithë ata që kanë marrë pjesë sonte këtu në këtë në këtë mbrëmje të ftohtë dimri me temperatura të ulëta si pjesë të manifestimit që unë e kam quajtur ‘të një kryengritje të djathtë gjithëkombëtare’ sepse është përfundim i një fushate 30 ditore, është përfundim me një farë fushate po thuajse më të gjatë se aq në mënyrën më të mirë të mundshme sepse jep jo vetëm pamje të mirë Lidhjes Demokratike të Kosovës, Prishtinës por të gjithë Republikës së Kosovës. Besoj që kjo gjuhë, kjo mënyrë e të bërit fushatë pozitive, pa ndarje, pa përçarje, pa urrejtje, pa sharje është mënyra tipike se si duhet të bëhet një fushatë”, ka thënë Abdixhiku në emision pak kohë pas përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë.