Abdixhiku i fton qytetarët e Rrafshit të Dukagjinit në tubime: Le t’i japim sot flakë kushtrimit të djathtë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku do të zhvilloj takime me simpatizantë dhe qytetarë në rajonin e Pejës. Ai do të paraqitet para masës në tubime në Pejë, Deçan, Junik e Lug të Baranit

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tubimet e sotme(e premte) zgjedhore do t’i mbajë në rrafshin e Dukagjinit.

Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen për t’i dhënë “flakë kushtrimit të djathtë”.  

“Populli! Shihemi sot në Çarshinë e Pejës, në Deçan, Junik e në Lug të Baranit! Dukagjinçe; le t’i japim sot flakë kushtrimit të djathtë; le ta kuptojnë se Lidhja dhe populli janë një tashmë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika