Abdixhiku i shpalos Szunyog-it planin 7-pikësh të LDK-së për “zgjidhjen e krizës në veri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shpalosur ambasadorit Szunyog planin 7-pikësh të LDK-së, që sipas tij përmban "zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare".

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të martën ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin ka diskutuar për çështjet aktuale politike në vend.

Në këtë takim, sipas komunikatës së LDK-së, kryetari Abdixhiku i ka shpalosur ambasadorit Szunyog planin 7-pikësh të LDK-së, i cili përmban “zgjidhjen e krizës në veri dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Tutje, thuhet se në takim u bisedua dhe për nevojën e stabilitetit në vend, për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe BE-së dhe se “rruga e vetme e duhur për Kosovën është integrimi euroatlantik”.

Ndër të tjera, i pari i LDK-së e njoftoi ambasadorin edhe për ecurinë e takimeve me akterë të jetës publike në vazhdën e ndërtimit të “Rrugës së Re”, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi të gjitha proceseve që po kalon vendi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika