Abdixhiku: Jemi në vitin e dytë të qeverisjes e po e presim ministrin e tretë të shëndetësisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me menaxhimin e sektorit të shëndetësisë

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së





Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me siç ka thënë mungesën e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë.

Ai e ka përmendur ndërrimin e ministrave të këtij sektori, duke thënë se në dy vite qeverisje janë ndërruar dy ministra të këtij dikasteri.

“Jemi në vitin e dytë qeverisës po e presim ministrin e tretë të shëndetësisë, po e shohin këtë punë si eksperiment. E kanë një atdhe të dytë dikun, unë nuk e kam një atdhe të dytë. E kam fjalën për ministrin e shëndetësisë dhe për kryeministrin e Kosovës”, ka thënë ai.

“E kam fjalën për një ministër qe vjen dhe largohet dhe thotë e provova dhe s’ndodhi asgjë. Nuk mund të kalohet kaq thjesht. Po flas për një kryeministër që e ka një ministër të dytë që largohet dhe e pret të tretin dhe ka realizuar vetëm 4% të investimeve në shëndetësi”, ka vijuar Abdixhiku.

Abdixhiku, ka theksuar se lista e pritjes është deri në korrik të vitit 2023, teksa e ka kritikuar qeverinë, duke thënë se fondi i sigurimeve nuk është nisur ende dhe as sistemi i menaxhimit integrues.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika