Abdixhiku: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110 sa është aktualisht.

Në intervistë për “Kallxo” ka thënë se secili shërbyes civil duhet ta dijë që ata vendosin për standardin e jetesës së tyre.

“Dua t’i flas secilit shërbyes publik që më dëgjon sonte, në javën e parë të qeverisë sime, unë si kryeministër do të bëj koeficietin 150 euro. Prej 110 në 150 është 36.8 % rritje të pagave uniforme për gjithë”, ka thënë Abdixhiku përcjell Dukagjini.

Ai ka shtuar se qeveria aktuale mund t’i rrisë pagat në fund të mandatit dhe siç është shprehuar ai “vetëm për vota”.

“A e din çka thonë njerëzit se jam duke i takuar. Njerëzit që shkojnë te super-marketi aty tek arka, duhet t’i heqin produktet prej shportës sepse nuk kanë mundësi m’i pagu. Ata nuk e harrojnë që kjo është vetëm fushatë elektorale edhe në qoftë se ndodh, por le të ndodh”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika