Abdixhiku: Kosovës i duhet një marrëveshje me njohje reciproke, asnjë tjetër s’garanton normalizim të raporteve me Serbinë

"LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë - Serbi", kështu ka deklaruar kreu i LDK-së, Abdixhiku pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Lajçak teksa ka theksuar se heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e Kurtit dhe e institucioneve të tjera kushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë pasi sipas tij asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve dhe mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces.

“Sot, pritëm ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak. Me të biseduam për ecurinë e procesit dialogues, me theks të veçantë për propozimin evropian në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. LDK-ja i jep përkrahje procesit të dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve. LDK-ja rithekson se mbështet implementimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në këtë proces”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës.

“LDK-ja përsërit se Kosovës i duhet një marrëveshje e përqendruar te njohja e ndërsjellë dhe se asnjë marrëveshje tjetër nuk garanton normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Heqja dorë nga njohja është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kryeministrit Kurti dhe e institucioneve të tjera kushtetuese të Kosovës”, ka vijuar ai.

Kreu i LDK-së tutje ka thënë se në këtë takim i ka kërkuar Lajçak-ut i sqarime në lidhje me tekstin e marrëveshjes së propozuar, në mënyrë të veçantë në lidhje me preambulën, me nenin 7, nenin 10 dhe me planin implementues të marrëveshjes së tanishme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika