Abdixhiku kritikon VV-në: Mohues të vetë shtetësisë, andaj shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri

Në reagimin e tij drejt ministrit Aliu, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fati i projektit më të madh shqiptar, "Kosova shtet i pavarur e sovran" është në duar të "mohuesve të vetë shtetësisë"

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka thënë se Kosova është projekt i përkohshëm.

Abdixhiku ka thënë se fati i projektit më të madh shqiptar, “Kosova shtet i pavarur e sovran” është në duar të “mohuesve të vetë shtetësisë”.

Sipas kreut të LDK-së, kjo është një arsye që shkelja e Kushtetutës bëhet zakonshmëri.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka pyetur se “ç’të duhen kundërshtarët e jashtëm, kur i ke të brendshmit?”, duke shtuar se Republika e Kosovës udhëhiqet nga “popullistë mosbesues të saj”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë:

Reagimi i Abdixhikut vjen pasi ministri Aliu ka thënë se është ministër i një shteti të përkohshëm.

Lexo dhe: “Bashkimi kombëtar”, Aliu: Jam ministër i një shteti të përkohshëm

Këtë deklaratë ai e ka bërë duke aluduar se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria do të jenë një shtet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika