Abdixhiku kujton Enver Malokun: Ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku në 24- vjetorin e vrasjes, duke thënë se ai ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku në 24-vjetorin e vrasjes, duke theksuar se ai ishte një gazetar vetëmohues, një ëndërrimtar i lirisë, një intelektual i pashoq, një adhurues i shkrimit, rokut, e vetë shpirtit kulturor të shoqërisë dhe se ishte një patriot model i orëve më të rënda të Kosovës.

Sipas Abdixhikut, Enver Maloku ishte bartës i dritares informuese në lëvizjen më të madhe nacionale për liri, pavarësi e demokraci.

“Në Bregun e Diellit, pranë banesës së tij, ai u qëllua në mbrëmjen e 11 janarit të vitit të lirisë. Rrugëtimi i tij drejt lirisë u ndërpre në gjysmë, por ëndrra e nisur nga ai vazhdon të mbetet udhërrëfim për ne”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ndryshe, të mërkurën e 11 janarit, janë bërë plot 24 vjet nga vrasja e gazetarit dhe anëtarit të LDK-së Enver Maloku, i cili ishte edhe njeri shumë i afërt me ish-presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Enver Maloku ishte udhëheqës i Qendrës për Informim në Kosovë, e cila gjatë viteve të 90-ta shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve.

Maloku u vra më 11 janar të vitit 1999, në kohë lufte, teksa po kthehej në banesën e tij në Prishtinë, nga persona ende të panjohur.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika