Abdixhiku: Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunojë, s’po kupton

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar të bashkëpunojë dhe se nuk po e kupton një pjesë të procesit të dialogut

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar të bashkëpunojë me opozitën dhe se, sipas tij, nuk po e kupton një pjesë të procesit të dialogut.

“Kurti nuk është i interesuar të bashkëpunojë, as nuk është i interesuar të marrë mendime, kam kuptuar që as nuk po kupton një pjesë të madhe të procesit të dialogut dhe punëve që po futet andej”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa për draft-statutin e Asociacionit, Abdixhiku ka thënë se i frikësohet për periudhën e ardhshme të evoluimit të këtij “trupi”.

“Unë po frikësohem për periudhën e ardhshme të evoluimi të këtij trupi, sidomos duke marrë parasysh dy elemente. E para që Marrëveshja e Ohrit nuk është përfundimtare, është bazike dhe parasheh vazhdimin e dialogut. Dhe elementi i dytë në këtë dokument jo zyrtar që na ngjan bukur shumë me atë që ne jemi në dijeni, është fakti që aty parashihet një periudhë e mbikëqyrjes së implementimit dhe funksionimit të Asociacionit”, ka thënë kreu i LDK-së.

Sipas tij, nuk do të habiteshin që pas periudhës 2-5 vjeçare të parë të mbikëqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian (BE).

“Nuk do të habiteshim që pas periudhës 2-5 vjeçare të parë të mbikëqyrjes, të kemi një kërkesë nga Bashkimi Evropian që ky trup nuk mund të funksionojë jashtë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës do të përfundojmë në ato fjali që i kemi në darkat me ndërkombëtarët, se ‘Kushtetuta juaj nuk është as Bibël e as Kuran’ ”, ka shtuar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika