Abdixhiku: Kurti të vendosë nëse marrëveshja për energji është e mirë apo jo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të sqarojë nëse marrëveshja për energji është e mirë apo jo. Marrëveshjet për energjinë e vitit 2013 dhe e 2015-tës, kryeministri Albin Kurti i ka cilësuar si jo të mira

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryemisnitri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të sqarohet nëse marrëveshja për energji e arritur në Bruksel, është e mirë apo jo.

Sipas tij, nëse marrëveshja nuk është e mirë, atëherë duhet të flitet për legalizimin e Serbisë në veri.

“Marrëveshja ose është e mirë, ose jo. Ose është meritë e jotja ose e keni të trashëguar. Dalja nga roli politik po bëhet e zakonshme për ju kryeministër. Mikullovci në vitin 2017 kishte cituar Shkrelin ‘nëse takohemi me veten sy më sy a do të ishim puthur apo kishim për t’u pështyrë. Si do të vepronte Albin Kurti i 2015-së, para këtij Albin Kurtit sot?”, është shprehur Abdixhiku.

Marrëveshjet për energjinë të vitit 2013 dhe të 2015-tës, kryemintri Albin Kurti i ka cilësuar si jo të mira.

Sipas tij, ato marrëveshja janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara, dhe se marrëveshja e vitit 2022 ishte minimumi që mund të bëhej.

“A janë të mira marrëveshjet në Bruksel? nuk janë të mira, njëjësoj që siç kam thënë se marrëveshja në vitin 2013 dhe 15 që nuk janë të mira, them edhe sot. Pra, ato nuk ishin marrëveshje të mira, por ato u trashëguan dhe i gjetëm. Kur u bëra km i gjeta 38 komuna, po të pyetesha nuk do të ishin aq”, ka thënë Kurti.

“Po e bëjmë më të mirën me krejt çfarë dimë e çfarë mundemi me atë që kemi trashëguar. Pas 20 viteve po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare dhe po e përfundojmë një problematikë të energjisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, tha se me këtë marrëveshje do të kursehen dhjetra milionë euro dhe do të trajtohen qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Pas më shumë se 20 vite, buxhetit do t’i kursehen dhjetëra milionë euro për mbulimin e kostove energjetike. Katër komunat do të kalojnë në inkasim dhe faturim të rregullt për pagesa për energji elektrike. Udhërrëfyesi i arritur në Bruksel do ta mundësojë këtë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, tha se përveç energjisë, ka trashëguar edhe marrëveshje e probleme të tjera, që sipas tij, nuk ka se si t’i zgjidhë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika