Abdixhiku: LDK-ja do të fitojë, për të ardhmen e Kosovës pa tensione dhe izolim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga tubimi me elektoratin e kësaj partie në Obiliq ka thënë se misioni i kësaj partie mbetet aleanca me vendet perëndimore.

Ai theksoi se përpara populizmit qëndron demokracia, prandaj sipas tij  LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë Kosovën që të ecë në rrugën e demokracisë dhe zhvillimit.  

“Sikurse secili qytet edhe Obiliqi po konfirmohet si qytet i palëkundur i LDK-së. Në një qytet kaq simbolik dhe tubim masiv ju i paskeni dhënë kushtrim fitores tonë të madhe dhe vulën e shumëpritur se LDK është ngritur në këmbë dhe është kthyer në rrënjë”, tha ai para elektoratit.

Abdixhiku tha se LDK-ja është e pandalshme dhe se “po shkojmë në fitore dhe asgjë më pak se kaq”.

“Prandaj këtë LDK mbrojeni dhe lartësojeni dhe mbështeteni se është e juaja është e popullit është e vet Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje siç dimë ne, s’jemi të interesuar të shajmë, të ndajmë apo ankohemi. Ne duam punë, duam vizion dhe qetësi. Punë, vizion dhe qetësi do të ketë në Kosovën tonë. Kosova jonë është shumë e vogël për kaq shumë vrerë, kaq shumë tension”, tha ai.

LDK-ja, ai tha se është e fortë, prandaj as nuk shan e as nuk ofendon.

“LDK është për të ardhmen e bukur përpara, pa sanksione dhe izolim”, tha Abdixhiku.

Ai ka premtuar paga më të mira, pensione më të larta, arsim më të zhvilluar, shëndetësi të dinjitetshme…  

“Kosovën dua ta shoh jo si të fundit në rajon”, tha Abdixhiku mes tjerash në këtë tubim./EO

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika