Abdixhiku: LDK në Qeveri vetëm nëse e udhëheqim atë, nuk i bëjmë vota Vetëvendosjes

Qeverisë së Albin Kurtit, partia e Lumir Abdixhikut ia kishte bërë votat më parë, e tash ky i fundit, kryetar i LDK-së refuzon në çdo aspekt se do mund të ndodhte një gjë e tillë ndonjëherë.

Abdixhiku thotë se nuk do pranojë të ia bëj votat Kurtit qoftë edhe nëse i kërkohet nga Amerika, qoftë edhe nëse do të ketë krizë politike.

”Nuk dëgjoj për atë punë. Nuk e bën Lumiri më”- tha Abdixhiku në intervistë për “KallxoPërnime”.

Kreu i LDK-së tha se rruga e Kurtit është e dëmshme dhe nuk do të kontribuojë në një gjë të tillë.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje kemi probleme të thella ideologjike, politike dhe besa edhe të mirëbesimit. Kështu që është hendek i madh”.

Abdixhiku tha se LDK-ja merr pozicion qeveritar vetëm nëse e ka udhëheqjen e Qeverisë.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika