Abdixhiku: Mbetëm dhe pa Shqipërinë, do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka reaguar lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, duke thënë se ky është lajm i keq për shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi.

“Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtojë drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka thënë se kryeministri Kurti në vend që të ruajë partneritetin, ai sjell “krizë dhe izolim”.

“Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjikë”, ka shtuar ai.

Këtë të martë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, e planifikuar të mbahej të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

I pari i Shqipërisë ka bërë të ditur se nuk ka pasur dakordim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndryshuar formatin, por të mbahet mbledhja normalisht sikur herëve të kaluara.

“E kam ftuar Kurtin për të diskutuar për këtë situatë për ta afruar Kosovën me bashkësinë euroatlantike, ku marrëdhëniet e tyre janë në një pikë të paimagjinueshme, ku këta të fundit po konsiderojnë sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë. Nuk kemi pasur dakord me Kurtin për ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, veç të diskutojmë për këtë. Por, kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase, nuk është një përgjigje përfundimtare nga Kurti. Unë shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet, në kushtet kur jemi në prag të planit për sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë. Kur jemi në prag të lëvizjes së planit se nuk ma zë as goja të flas, për sanksionet, të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata që janë qartësisht në sosje të durimit”, ka vijuar Rama.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika