Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së, themelohen 21 departamente

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për herë të dytë, e ku kanë diskutuar për tetë pika, përfshirë atë për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur sot për herë të dytë, e ku kanë diskutuar për tetë pika, përfshirë atë për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se në këtë takim po ashtu u fol edhe për gjendjen organizative të LDK-së, modelin e funksionit të partisë si dhe për themelimin e Këshillave Koordinuese në çdo degë të partisë.

“Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të dytë. Me një rend dite prej gjithsej 8 pika, u diskutua për takimet mobilizuese me strukturat e LDK-së në Kosovë, si dhe u fol rreth gjendjes organizative të LDK-së, modelit të funksionimit partiak, përgjegjësve rajonal si dhe themelimit të Këshillave Koordinuese nëpër çdo degë të partisë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka shtuar se “anëtarët e Kryesisë, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e deputetët e LDK-së do të jenë në terren në bashkëbisedim të përditshëm me qytetarë për të diskutuar me ta dhe për ta përhapur vizionin e qartë e programin e vetëm politik në Kosovë “Rruga e Re””, thuhet në njoftimin e Abdixhikut. Abdixhiku tha, po ashtu, se në takim u diskutua edhe për themelimin e 20 nëndegëve të reja nëpër Evropë.

“Kryesia miratoi dhe themelimin e 21 Departamenteve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e po ashtu formoi dhe Forumin e Këshilltarëve Lokal të cilin do ta udhëheqë, Ilir Ferati, kryetari i Komunës së Istogut. Në veçanti u diskutua mbi organizimet në Mërgatë, si dhe rreth përgatitjeve për themelimin e 20 nëndegëve të reja gjithandej nëpër Evropë, duke rritur numrin në 78 sosh. Mërgata po rikthehet në shtëpinë e saj historike, Lidhjen Demokratike. Në mbledhje u diskutua po ashtu për aktivitetin Parlamentar dhe Planin e Punës të Grupit Parlamentar. Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar mobilizimin e gjithmbarshëm partiak, me programin politik më të pasurin, me të gjitha zgjidhjet për hallet e përditshme të qytetarëve tanë “Rruga e Re”, për një Kosovë që e duam dhe e meritojmë!”, thuhet tutje në postim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika