Abdixhiku: Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka shkruar se në ditën e Kushtetuesës nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik, që mishëron aspiratat historike për liri, barazi dhe drejtësi të popullit tonë.

Në komunikatën për media, Abdixhiku ka shkruar se Kushtetuta nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit. Ai shtoi se mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh që beson në një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe demokratike.

“Mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me rastin e 17 vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
“Sot, në Ditën e Kushtetutës, ne nderojmë themelet e shtetit tonë të pavarur dhe demokratik – dokumentin që mishëron aspiratat historike të qytetarëve tanë për liri, barazi dhe drejtësi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vetëm akti më i lartë juridik, por është udhërrëfyesi ynë në rrugën e shtetndërtimit, në përforcimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Është zotimi ynë kolektiv për një të ardhme më të mirë, për një shtet të drejtë e të barabartë për të gjithë. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë me respekt të thellë sakrificën dhe vendosmërinë e popullit tonë që i hapi rrugë krijimit të këtij dokumenti historik. Sot, 17 vite pas, jemi të thirrur edhe të reflektojmë thellë. Shkeljet e Kushtetutës të përsëritura dhe sulmet e drejtpërdrejta ndaj Gjykatës Kushtetuese janë sinjal i qartë i praktikave që e rrënojnë rendin demokratik dhe e largojnë shtetin nga parimet mbi të cilat është ndërtuar. Kjo nuk është thjesht çështje ligjore – është plagë për demokracinë tonë dhe për besimin e qytetarëve në drejtësi. Nuk mund dhe nuk duhet ta lejojmë më këtë. Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjësi e secilit prej nesh që beson në një Kosovë të drejtë, të barabartë dhe demokratike.
Le të jetë kjo ditë jo vetëm përkujtim, por edhe thirrje e fortë, të mos lejojmë më që vlerat tona themelore të asgjësohen. Të mos lejojmë më që të përdhoset ajo për të cilën kemi sakrifikuar kaq shumë.
Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, Ditën e Kushtetutës! Le të vazhdojmë në ndërtimin e një shteti të fortë, sovran dhe të drejtë!”” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika