Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare nga presidentja Vjosa Osmani.
Në postimin e tij, Abdixhiku ka ftuar qytetarët të bashkohen më 9 shkurt.
“Vit i ri, Rrugë e re! Lidhja Demokratike e Kosovës dje, sot, përherë! Le të bëhemi bashkë! Më 9 shkurt, le të ringritemi si një!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.