Abdixhiku: Ndalesa e pagave për mësimdhënësit është shantazh

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se mospagesa e punëtorëve të sektorit publik është jodemokratike. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që përmes dialogut t’i zgjidhin problemet dhe jo me anë të arrogancës

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka cilësuar si “shantazh jodemokratik” dhe “akt të shëmtuar politik”, pagesën e pjesshme të zyrtarëve publikë dhe të mësimdhënësve.

“Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publikë kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës. Në inflacion rekord, në krizë të paprecedentë terri veror, në investime kapitale minimale – ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

I pari i LDK-së i ka bërë thirrje Qeverisë që të dialogojë me punëtorët e sektorit publik, dhe jo të shfaqë arrogancë.

“E ftoj Qeverinë për dialog në vend të arrogancës. Mësimdhënësit e zyrtarët shtetërorë janë njerëzit tanë. Familjet e tyre janë qytetarë tanë. Politika bëhet për ta. Shpërputhja e pushtetit me kërkesa qytetare – në këtë masë – nuk do të durojë gjatë”, vijon postimi i tij.

Të mërkurën gjatë ditës, Minsitri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se punëtorëve të sektorit publik nuk i është procesuar paga e plotë. Fajin për këtë Murati ia ka lënë organizatave buxhetore komunale dhe qendrore, të cilat sipas tij, nuk i kanë dorëzuar me kohë listat e pagave të kërkuara nga ministria.

Murati, ka bërë të ditur se të gjithëve  atyre punëtorëve që janë pjesë e grevës, do t’u pezullohet paga për aq ditë sa nuk dalin në punë.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika