Abdixhiku: Ndryshimi i tre ministrave të Shëndetësisë, paaftësi e Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku për dorëheqjen nga pozita të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ministri i vërtetë i kësaj ministrie është vetë kryeministri Albin Kurti, ndaj dhe “ky është dështimi i tij"

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndryshimi i tre ministrave të Shëndetësisë për vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Pasi, sipas tij ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së kryeministrit Albin Kurti.

“Ndryshimi i tre ministrave në vetëm një vit e gjysmë nuk mund të jetë problem i vetë ministrave. Jo, ky është problem i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së Kurtit për të organizuar punën e Qeverisë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndërsa, sa i përket dorëheqjes nga pozita së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ai ka thënë se ministri i vërtetë i kësaj ministrie është vetë Kurti, ndaj dhe “ky është dështimi i tij, i cili po e dëmton rëndë edhe shëndetin e qytetarëve”.

Po ashtu, për dorëheqjen nga pozita e ministrit të Shëndetësisë sipas tij, nuk duhet të kërkojmë përgjegjësi vetëm nga ministrat, por edhe nga kryeministri.

Kryetari i LDK-së, është takuar me struktura e qytetarë të Pejës, ku ka diskutuar për programin e ri të LDK-së si dhe për krizat nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë për ato ekonomike.

Sipas komunikatës për media, gjatë diskutimit të hapur me aktivistë dhe qytetarë, Abdixhiku ka theksuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe nevojën për zhvillim, për “krizat e thelluara nga Qeveria si dhe ndëshkimin që po u bën qytetarëve”.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, gjatë takimit me struktura e qytetarë të Pejës

“Kjo Qeveri mund të ushqehet me kriza e të jetoj nga to, mirëpo çmimi i këtyre krizave është bërë i papërballueshëm për qytetarë. Nuk mund që qytetarët fillimisht t’i braktisësh e pastaj edhe t’i ndjekësh për t’i ndëshkuar. Rasti i fundit ishte kur 25 mijë familje të mësimdhënësve u përballën me ndëshkimin qeveritar, duke u dënuar kolektivisht në ditë të demokracisë.  Mësimdhënësve ua ndalën pagat duke iu vështirësuar jetën edhe më tej, duke mos u mjaftuar me vështirësitë e krizave të tjera që ata si tërë shoqëria po kalojnë”, k atheksuar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk do të lejoj që pushteti t’i ndaj e t’i ndëshkoj qytetarët.

“LDK dhe qytetarët janë bashkë dhe të pandarë. Raporti ynë me qytetarë është jetik për të ardhmen e zhvilluar dhe të sigurt të Republikës”, është shprehur Abdixhiku.

Ai ka thënë se në “periudhën kulminante të padëgjueshmërisë qeveritare”, LDK-ja po i dëgjon hallet e brengat e qytetarëve anembanë vendit.

“LDK po i dëgjon mësuesit që deri dje i dënuan me ndalje të pagës. Po i dëgjon nxënësit që i lanë për pesë javë larg bankave shkollore. Po i dëgjon prindërit e nxënësve që iu kishte shtuar edhe një krizë nga mosnisja e procesit mësimor. Po i dëgjon mjekët që po trajtohen keq e po ikin, si dhe pacientët që nuk po marrin shërbimet e duhura shëndetësore”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, gjatë takimit me struktura e qytetarë të Pejës

“LDK-ja po ofron masa konkrete për tejkalim të krizës”

Po ashtu, Abdixhiku, ka potencuar se LDK-ja ka ofruar propozime konkrete për lehtësimin e krizës së rritjeve të çmimeve ku inflacioni ka arritur 20%, e çmimi i produkteve të shportës është dyfishuar, ndërsa buxheti për investime kapitale është realizuar vetëm 11%, duke shtuar se “prapë ky pushtet nuk po dëgjon, dhe atë në kohën kur kriza ekonomike pritet të jetë më e rënda në dekadën e fundit”.

“Nuk ka krizë të cilën ky pushtet nëse nuk e ka prodhuar, sigurt e ka thelluar, ndërsa përballë të gjitha krizave, LDK ka ofruar ide dhe propozime konkrete për lehtësim apo tejkalim të tyre, mirëpo papërgjegjësia dhe padëgjueshmëria qeveritare është krizë e veçantë”, ka thënë tutje ai.

Në fund të fjalës së tij, Abdixhiku, ka deklaruar se në programin qeverisës të LDK-së, “ku po punojnë 29 departamente me qindra ekspert në secilën prej tyre, meritën kryesore e kanë qytetarët e vendit që me aktivizimin e tyre po ndihmojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në hartimin e programit për zhvillim të vendit”.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika