Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë ndryshe pas 9 shkurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një deklaratë për medie pas tubimit të sotëm në Obiliq, ka thënë se ka një frymë të jashtëzakonshme, që tashmë po bëhet “e zakonshme” gjatë Turneut të Ndryshimit.

 “Kjo është një frymë e jashtëzakonshme siç po e shihni, është e pazakonshme, por po bëhet e zakonshme në tubimet tona, në “Tubimet e ndryshimit”. Është një thirrje për bashkim të së djathtës në Kosovë, por është edhe demonstrim i një momenti të mirë politik, nëpër të cilën po kalon LDK-ja. Kur ka kërkesë nga qytetarët e Kosovës, përgjigjja jonë është fare e thjeshtë: Ndryshimi po vjen, bëhuni gati për një Kosovë më ndryshe nga 9 shkurti”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Siç po shihet nga këto tubime, LDK po ka mbështetje të gjithëpopullore në çdo qytet, në çdo anë ka program të mirë politik dhe ka një ekip fantastik më të mirët ne çdo komunë e në çdo qytet”, ka theksuar tutje kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika