Abdixhiku në Gjakovë: Kosova nuk ka kohë të presë, duhet të investojmë në njerëz

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka vizituar institucionin e edukimit BONEVET, që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit në Komunën e Gjakovës. Abdixhiku theksoi rëndësinë e investimeve në aftësimin e qytetarëve, duke u fokusuar në teknologji, edukim dhe trajnime.

“Qëndrojmë sot në Gjakovë, në një organizatë që ka arritur me mjeshtri të madhe të ngërthejë në veti jo vetëm inovacione të domosdoshme të edukimit alternativ, por edhe të shpërfaqë se kontributi për komunitetin nga individë të dalluar krijon hapa të mëdhenj për të gjithë shoqërinë. Është model i shkëlqyeshëm sepse jemi të interesuar të investojmë në aftësimin e njerëzve tanë në Kosovë”, deklaroi Abdixhiku.

Ai tha se Kosova nuk ka kohë të presë 80 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian, duke theksuar nevojën për të investuar në zhvillimin e njerëzve dhe jo vetëm në projekte infrastrukturore.

“Jemi të interesuar që të investojmë në ide inovative për të bërë kapërcimin e madh si shoqëri, qytetarët tanë nuk kanë kohë të bëjnë kapërcimin e madh drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kosovës do t’i duheshin 80 vjet për të arritur mesataren e Bashkimit Evropian, nuk i kemi 80 vjet për të pritur, por duhet të shikohet alternativa të tjera. Po ashtu, jemi të interesuar në fushën e teknologjisë, edukimit dhe aftësimit të investojmë si shoqëri, sepse mjaftë kemi investuar në projekte të mëdha kapitale të asfaltit. Koha është të investojmë në njeriun tonë, fëmijët tanë”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika