Abdixhiku në Klinë: Ringritja e LDK-së, fuqia që do të sjellë ndryshimin e madh më 9 shkurt

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se tubimi në Klinë ishte prova e fuqisë së LDK-së dhe besimit të qytetarëve në ndryshimin e madh që do të vijë më 9 shkurt

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tubimi i sotëm me qytetarë në Klinë dëshmon kthimin e LDK-së.

Ai ka pohuar se prezanton një program zhvillimor dhe në të mirë të kosovarëve.

“Edhe Klina qenka ngritur në këmbë e qenka besatu për ndryshimin e madh nacional. Nga Klina e Ismet Rracit, Kolë Berishës, Ramë Manajt e patriotëve tjerë që dhanë kontribut të madh për këtë vend po e dëshmojnë kthimin e madh të LDK-së. Kjo kryengritje e jona na bind se ndryshimi po merr formë, LDK është ngritur dhe po i mbledh popullin para vetës”, ka deklaruar Abdixhiku.

“Sot sikurse çdo ditë nuk dal të ju ftoj në përçarje, jeni pak për tu ndarë, kemi mjaft armiq jashtë për të na ndarë. Jam para jush që të shpalosi programin tonë dhe kjo mundësi na qëndron deri më 9 shkurt kur edhe do ta bëjmë ndryshimin. Jemi këtu për ta prezantuar një program zhvillimor, një program që i përgjigjet nevojave të qytetarëve, për rrugë më të mira e për paga më të dinjitetshme”.

Ndër tjera, ai ka shtuar se LDK-ja në këto zgjedhje është më e përgatitur dhe më unike dhe se me 9 shkurt kthehet.

“Zotohem sot para jush që çështjen e ujësjellësit do ta zgjidhim menjëherë. Ne kemi pesë miliardë euro buxhet në vit dhe pesë për qind rritje ekonomike. Që në javën e parë për të gjithë shërbyesit publik do ta rrisim pagën me koeficient 150 euro. Për të gjithë qytetarët që bartën rrugëve të Evropës do ta ndërtojmë Spitalin e Ri me 500 milionë euro”, u shpreh Abdixhiku, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika