Abdixhiku në Milloshevë: Kjo fushatë është bërë kryengritje e djathtë kombëtare

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka intensifikuar fushatën elektorale, duke takuar qytetarë në çdo pjesë të vendit.

Gjatë vizitës së fundit në fshatin Milloshevë të Obiliqit, Abdixhiku u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët, duke theksuar se ndryshimi tashmë është i pashmangshëm.

“Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, pritja ishte madhështore. Kaq shumë entuziazëm e mbështetje po gjejmë në çdo anë të vendit!

Kjo fushatë, është bërë tashmë kryengritje e djathtë kombëtare! Populli ynë do ndryshim! Ndryshimi po vjen; dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë!

Vazhdojmë, secilën ditë e secilën mbrëmje në takime e tubime në mbarë Kosovën!

Ju faleminderit! LDK dhe populli janë tashmë një!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika