Abdixhiku në Novobërdë: S’ka qytet të madh e vogël për ne, do të shërbejmë e kujdesemi për të gjithë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim elektoral në komunën e Novobërdës, ku u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku theksoi rëndësinë e barazisë dhe solidaritetit për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke deklaruar se LDK-ja do të kujdeset njësoj për të gjitha komunat, pavarësisht madhësisë apo pozicionit të tyre.

“Edhe në Komunën e vogël të Novobërdës mbajtëm tubim. Edhe këtu, pas një kohe të gjatë, na pritën me plot ngrohtësi.

Qëndruam këtu si dëshmi se nuk ka qytetarë të rendit të parë e të dytë; qytet të madh e të vogël për ne. Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë!

Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme!

Bajrush Ymeri, është kandidati i vetëm nga kjo Komunë – në gjithë Kosovën, për deputet në Kuvendin e vendit.

124 është numri ynë!

9 shkurti është festa jonë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika