Abdixhiku në Podujevë: Kosova në udhëkryq, zgjedhjet do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mbajti të premten një tubim masiv në sheshin e Podujevës, ku mori pjesë kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Abdixhiku tha se Llapi kishte mbushur tërë sheshin, duke e konsideruar këtë një tregues të mbështetjes së fortë për vizionin e LDK-së.

Ai u ndal edhe te sfidat aktuale politike në vend, duke theksuar se Kosova ndodhet në një udhëkryq politik dhe ekzistencial për shkak të, siç tha ai, aventurave politike të qeverisë aktuale.

“Republika jonë, sot është në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial, që prej themelimit të saj si shtet i pavarur e sovran, për shkak të aventurave politike të kësaj qeverie. Dhe në këtë udhëkryq, prej ku duhet të definohet ardhmja jonë, pra rruga e re, ju qytetarë të Podujevës, duhet ta kuptoni peshën e zgjedhjes që keni në duar tuaja. Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, i propagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike.

Në Republikën tonë, ne ecim si një vend normal, me punë, zhvillim e qetësi. Ecim me dinjitet e me plot krenari. Do ta përfundojmë autostradën e stërvonuar, do të ndërtojmë çerdhe gjithandej në Llap. Bizneseve në Llap do tu japim zonën për biznese”, ka thënë Abdixhiku në Llap.

Pamje nga tubimi në Podujevë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika