Abdixhiku në Rugovë: Të djathtit s’e duan pushtetin për të sunduar, por për të qeverisur me të

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u ka kërkuar votën rugovasëve, duke theksuar se LDK-ja është për ndryshim, zhvillim të gjithmbarshëm dhe integrim euroatlantik

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një takimi me banorët e Rugovës së Pejës ka thënë se kjo parti është për ndryshim dhe zhvillim të gjithmbarshëm, për integrim euroatlantik, si dhe për të ardhmen e Republikës.

Ai kërkoi votën e rugovasëve që të ruhet demokracia dhe të zhvillohet kjo zonë e Rugovës, që siç tha ka potencial të zhvillimit dhe me vlera të mëdha të trashëgimisë sonë.

“Ju qytetarë që keni ditur përherë të luftoni për liri, t’i rezistoni të keqes me forcë e të kontribuoni për të mirën e kombit e të vendit në përgjithësi. Ju që i keni dhënë kombit sa e sa personalitete të rëndësishme, ju që i keni dhënë Kosovës pasurinë më të madhe dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, jam shumë i lumtur që jam mes jush me miqtë të çmuar e besimtarë të djathtë të LDK-së ku e gjej këtë energji të jashtëzakonshme, një pozitivitet aq gjallërues që na nxit e na shtynë edhe më shumë, e na bënë më të palëkundur drejt fitores së madhe të 9 shkurtit”, tha Abdixhiku para rugovasëve.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja është shkolla më e mirë politike te shqiptarët.

“Rugovas të dashur po e vulosni ndryshimin, ndryshimin kaq shumë të kërkuar e kaq shumë të duhur për Kosovën. Një ndryshim për zhvillim të gjithmbarshëm, për integrim euroatlantik, për të ardhmen e Republikës”, tha ai.

Abdixhiku tha se të djathtit nuk e duan pushtetin për të sunduar, por për të qeverisur me të, “me dije, solidaritet dhe vlera të dëshmuara politike që i ka trashëgimi LDK-ja tash e 35 vjet”.

Ai tha se Republika e Kosovës ndodhet në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që prej themelimit si shtet i pavarur, sipas tij për shkak të aventurave të papërgjegjshme politike që një qeveri nuk din të bëjë punë të mbarë. “Dhe në këtë udhëkryq ne duhet të definojmë të ardhmen tonë, prandaj ju lus ta kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja 20 ditë nga sot”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja është shtëpia e vetme e qytetarëve të Kosovës për një të ardhme të zhvilluar.

Prandaj, ai ftoi rugovasit ta mbështesin LDK-në. “Ju ftoj të bëheni bashkë për shtetin tonë, për të mirën tonë të përbashkët, të ruajmë demokracinë, të shpëtojmë Republikën tonë sepse jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u sharë, jemi pak për të nxitur urrejtje kundër njëri-tjetrit, kemi armiq të jashtëm mjaft”, tha Abdixhiku. /EO

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika