Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi me qytetarë në Strellc të Deçanit.
Sipas Abdixhikut pritja atje është manifestim i një lëvizje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës.
“Kështu na pritën në Strellc të Deçanit. Kështu e nisëm ditën sot! Këto nuk janë thjesht salla të mbushura plot – janë manifestimet e një lëvizjeje të shpresës që ka përfshirë çdo kënd të Kosovës. Kjo frymë dhe ky momentum i madh qytetar na frymëzon për ta realizuar vizionin tonë për Kosovën e ëndrrave”.
“Bëhu Ndryshimi është thirrja që i ka bashkuar qytetarët gjithandej vendit, dhe që na jep vendosmërinë e hekurt për realizimin e programit tonë transformues duke filluar me 9 shkurt! Falemnderit Jeton për organizimin shembullor, dhe suksese kandidatëve tonë nga kjo anë: Armend Zemaj, Fadil Hadergjonaj, Hysen Çekaj, Zeqir Gjukaj e Demokrat Ganijaj! Me 9 shkurt festojmë! Fitore, dhe asgjë më pak! #LDK124 Po vazhdojmë në Istog, në tërmetin elektoral të radhës!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.