Pas një tubimi në Lugun e Baranit të Pejës, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka theksuar forcën dhe bashkimin e partisë me popullin në këtë periudhë të fushatës zgjedhore.
Abdixhiku ka ka thënë se ky nuk është thjesht një tubim qendror, por një moment simbolik i bashkimit të LDK-së dhe popullit, që tashmë janë bërë një tërësi e pandashme.
“Nuk është tubimi qendror në Pejë!
Është vetëm LUGU I BARANIT!
E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani!
Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani!
Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen!
Karagaç bëhu gati për 26 janar!
Do të ketë tërmet të djathtë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.