Abdixhiku nga Vitia: Fitore dhe asgjë më pak

Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm.

Nga atje, kreu i LDK-së deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.

“Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh në ditën e sotme.” – tha Abdixhiku.

Duke folur për fushatën zgjedhore ai tha se LDK-ja nuk përdor gjuhë të urrejtjes ndaj kundërshtareve politik.Abdixhiku shtoi se programi i LDK-së është aq i fuqishëm saqë tani po kopjohet nga partitë e tjera.

“Në këtë fushate nuk kam fjalë urrejtës për kundërshtarët e mi, nuk kam nxitje për të tjerët që nuk mendojnë si ne, nuk kam as vullnet për të mbajtur në mllefin e brendshëm se kohë për të humbur nuk kemi më. Urrejtjen, frustrimin ndarjen e përçarjen u a lëm atyre që nuk bënë as gjë në katër vite. Qytetareve u japim zgjidhjen, u japim shpresën, u japim programin model që Kosovën e transformon në model shembullor. Aq i mire është programi ynë sa që përveç që po e lakmojnë edhe partitë e tjera, tani kanë nisur edhe po e kopjojnë. Ne mësimin tërë ditor, ata mësimin tërë ditor. Në centrali me gazë, ata centrali me gaz. Ne investime ne Brezovicë, ata investime në Brezovic. Ne koeficient, ata koeficient. Them sa e kopjojnë e lakmojnë, le tua bëjmë të thjeshtë le ta votojnë drejt për se drejti 124 dhe LDK-në, le ta votojnë origjinalin”, ka thënë ai.

Ai po ashtu dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

‘’Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.

Në këtë tubim foli edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kritikoi qeverinë aktuale për mungesë mbështetjeje ndaj komunës dhe rajonit të Anamoravës.Ai përmendi gjithashtu një rast ku një çerdhe e planifikuar për Viti u zhvendos në një komunë tjetër për arsye politike, duke shtuar se shumë komuna të Kosovës po përballen me vështirësi financiare për shkak të politikave të qeverisë.

“Katër vitet e fundit kanë qenë një periudhë sfiduese dhe zhgënjyese. Ky qeveria aktuale na ka injoruar plotësisht. Vetëm katër euro për kokë banori na ka ndarë në ndarjen e re buxhetore. Kaq vlejmë në për ta, të lënë në mëshirën e fatit, e pa mbështetje. Një çerdhe na ndaluan dhe e dërguan në një komunë të udhëhequr nga veta ata. Komunat e Kosovës janë pra bankrotimit si pasoj e kontratës kolektive. Anamorava është lënë anash në harresë. Kjo duhet të ndale me mjete demokratike me votën tuaj”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika