Abdixhiku numëron “dështimet” e Qeverisë: Kosova mundet shumë më mirë

Pak ditë para se të bëhen dy vjet që nga zgjedhjet parlamentare, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se është kuptuar se sa të pavlera, sipas tij, u bënë premtimet e dhëna nga Qeveria aktuale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Pak ditë para 14 shkurtit, kur dhe bëhen dy vjet nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se gjatë kësaj periudhe kohore është kuptuar se sa të pavlera, sipas tij, u bënë premtimet e dhëna nga Qeveria aktuale.

“Në një kohë kur familjet po përpiqen t’ia dalin mbanë, kur sistemi ynë shëndetësor është në krizë, kur të rinjtë tanë po largohen nga vendi, kur kosto e jetesës çdo ditë po rritet, e kur pagat e secilit mbesin të ulëta, Qeveria do të festojë”, ka thënë Abdixhiku.

“Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatët jashtë. Kuptuam paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova e meriton”, ka shtuar ai.

Tutje, i pari i LDK-së ka theksuar se gjatë ditëve në vijim do t’i numërojnë “këto dështime”, sepse siç thotë ai, Kosova “mundet shumë më mirë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika