Abdixhiku paralajmëron takim me presidenten Osmani

Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me opinionistët dhe gazetarët, ka vlerësuar kontributin e tyre për daljen nga kriza.

Ai u tha gazetarëve se gjendja në vend është e zymtë dhe e rëndë, prandaj thotë se LDK-ja nuk mund të qëndrojë duarkryq.

Sipas tij, vendi nuk mund të jetë peng i një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kreu i LDK-së pohoi se do të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Gjendja është e rëndë e zymtë, LDK nuk mund të qëndrojë duarkryq. Kosova nuk mund të jetë peng e një ideologjie, por ka njerëz që i dalin zot. Kemi prezantuar disa pika, në fund do ta bëjmë publike. Do të vazhdojmë edhe me të tjerët përfshirë edhe me presidenten”, shkruan EO.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika