Abdixhiku: Pas numërimit përfundimtar të votave, LDK do të ofrojë qëndrimet e saj politike

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, duke falënderuar votuesit dhe veprimtarët e partisë për angazhimin në procesin zgjedhor.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku u shpreh krenar për rrugëtimin e deritanishëm të LDK-së, duke theksuar se partia ka shënuar rritje, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të sjellë ndryshimin në këtë fazë.

“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”, ka shkruar ai.

Abdixhiku gjithashtu ka theksuar se procesi i numërimit të votave po vazhdon, veçanërisht për votat e diasporës, dhe se pas përfundimit të tij, LDK do të shpallë qëndrimet politike për hapat e mëtejshëm.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika