Abdixhiku pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Po futemi në një situatë shqetësuese dhe të paqartë për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhku, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale në Kosovë, pasi, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka rrugë të paqartë për shkak të raportit të dobët me aleatët e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhku, pas takimit me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se situata aktuale në Kosovë është shqetësuese dhe e paqartë për shkak të raportit në mes të Qeverisë së Kosovës me aleatët e saj.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe, për më tepër, të paqartë”.

“Shqetësuese, për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova ka me aleatët e saj”, ka thënë Abdixhiku.

Më tej, kreu i LDK-së ka treguar se pse situata është e paqartë.

“Mungesë të planit dhe të gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës [Albin Kurtit] për dakordim me aleatët e Kosovës”.

“Në këtë fazë të Kosovës, Republikës tonë, qytetarëve tanë i mbetet t’i shohin edhe pasojat që mund të vijnë nga një relacion i tillë. Në radhë të parë nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka përfunduar se LDK-ja e ka shumë të vështirë ta pranojë një raport të tillë ku Qeveria e Kosovës nuk ka relacion të mirë me aleatët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika