Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetje të jashtëzakonshme pas tubimit masiv që u organizua në këtë qytet.
Pas tubimit, Abdixhiku në një postim në Facebook, ka theksuar: “Pejë, të faleminderit Pejë! Kjo është Peja ime, kjo është shtytja ime, kjo është përgjegjësia ime. Këtu përulem unë!”.
Tubimet me qytetarë, ku morën pjesë qindra simpatizantë të LDK-së sot, u zhvillua në Pejë dhe Banjë të Istogut.
Abdixhiku e cilësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për angazhimin e tij dhe të LDK-së për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.